Italia regjistron mbi 12 mijë raste të reja me Coronavirus brenda 24 orëve

Italia regjistron mbi 12 mijë raste të reja me Coronavirus brenda 24 orëve

Me vdekjen e 417 personave si pasojë e Coronavirusit në 24 orët e fundit në Itali, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 108.350, transmeton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në vend janë kryer 156.692 teste nga të cilët 12.916 persona rezultuan pozitivë ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i rasteve me COVID-19 shkoi në 3.544.957.

Numri i pacientëve aktiv me COVID-19 u ul në 565.993 ndërsa numri i pacientëve në kujdes intensiv shkoi në 3.721. Me vdekjen e 417 personave numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 108.250.

Me shërimin e 19.725 pacientëve nga COVID-19 numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 870.614.

Federata Kombëtare Italiane e Kirurgëve dhe Stomatologëve (FNOMCEO) tha se 344 mjekë e kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë së COVID-19.

Më 27 dhjetor 2020 në vend filloi fushata e vaksinimit masiv kundër COVID-19, ku numri i të vaksinuarve shkoi në 9.499.293 ndërsa numri i personave që kanë marrë dozën e dytë shkoi në 996.933. /Insajderi.com