Italia shënon 636 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Italia shënon 636 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit (COVID-19) në Itali, numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 1.066.401, me 37.978 raste të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të përditësuara të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, shifra e sotme e rasteve është e dyta më e larta që nga fillimi i pandemisë.

Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 635.054, ndërsa ai i pacientëve që po trajtohen në kujdes intensiv ka arritur në 3.170.

Ndërkaq, bilanci i të vdekurve ka shkuar në 43.589, me 636 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i të shëruarve është rritur për 15.645, për të arritur në gjithsej 387.758. /Insajderi.com