Italia shënon 680 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Italia shënon 680 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 66.537, me 680 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 17.572 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.888.144, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i rasteve aktive ka rënë në 645.706, kurse ai pacientëve në kujdes intensiv në 2.926.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 1.175.901 persona, përfshirë 34.495 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte po diskuton masa shtesë për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me partnerët e koalicionit dhe liderët rajonalë në përputhje me paralajmërimet nga ekspertët.

Mediat italiane raportojnë se për të mos u përballur me valën e tretë të pandemisë pas periudhës së pushimeve në janar, qeveria po planifikon masa më të rrepta në gjithë vendin deri më gjashtë janar. /Insajderi.com