Italia është kombëtarja e parë qe e ka siguruar kualifikimin për fazën e 1/8 të finales në kuadër të Kampionatit “EURO 2021”.
Me të njëjtin rezultat që e kishin mposhtur Turqinë 3 me 0 e mundën edhe Zvicrën.
Manuel Locatelli me dy gola në minutën e 26 dhe 52 si dhe Ciro Immobile një minutë para fundit – vulosën fitoren e njëherë kampionit evropian.
Kështu, Italia ka gjashtë pikë në tabelë ndërsa në xhiron e tretë të “Grupit A” ndeshet me Wales.
Ajo ndeshje do të jetë vendimtare për pozitën e parë në grup pasi Wales ka katër pikë pas barazimit me Zvicrën e fitoren 2 me 0 kundër Turqisë, të mërkurën.
Italia po konsiderohet një nga favoritet për ta fituar këtë kompeticion – forma e treguar në tri viteve të fundit si dhe nëntë ndeshje pa pësuar gol, po cilësohen indikacione që Italia “mund të arrijë lartë”. /Insajderi.com