Italiani pranon se FFK i ka bërë ofertë që ta zëvendësoi Bunjakin

Italiani pranon se FFK i ka bërë ofertë që ta zëvendësoi Bunjakin

Trajneri italian, Rodolfo Vanoli ka folur për mediat italiane dhe ka deklaruar se ka pranuar ofertën që i është bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Kam pranuar ofertën e Federatës së Kosovës, por me disa kushte, pasi bëhet fjalë për një skuadër të vogël. Kam folur me lojtarë të ndryshëm, mes të cilëve Behramin dhe të gjithë janë gati që të japin kontributin e tyre për ta ngritur nivelin e këtij ekipi”, ka thënë Vanoli.