Iu del çelësi gjatë vozitjes, Volkswagen merr një vendim të madh

Iu del çelësi gjatë vozitjes, Volkswagen merr një vendim të madh

Shërbimi nacional amerikan për siguri në trafik ka bërë të ditur për një defekt të rrezikshëm për jetën e vozitësve derisa ata janë duke vozitur veturat e kompanisë gjermane Volkswagen.

Në fakt,  vozitësi mundet rastësisht të heqë çelësin nga vetura derisa ajo është në lëvizje.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë aksidente serioze dhe lëndime, andaj kompania ka vendosur të tërheqë modelet Golf të prodhuar në vitet 2015-2016 dhe 2018-2019, Gofl GTI 2015-2019, Golf SportWagen 2017-2019, Jetta 2011-2018, Beetle dhe Beetle Convertible 2012-2019.

Të gjitha veturat e tërhequra, numri i saktë i të cilave është 679.027, kanë ndërrues automatik të shpejtësive dhe sistem të hyrjes pa kontakt në automobil.

Tërheqja do të fillojë më 11 tetor kur pronarët duhet të dërgojnë veturat e tyre në përfaqësinë e VW-së, për të ndërruar falas sistemin për ndezje.