Institucioni Mikrofinanciar IuteCredit sot nënshkruajti marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e Vllesa-CO, duke e zgjeruar edhe më tejë rrjetin e pikave për disbursimin e mjeteve dhe pagesat e kësteve për klientët e saj.
Me këtë marrëvesheje, të gjithë klientët e IuteCredit, nga sot ma datë 02.12.2019, mund t’i marrin mjetet e tyre të kredisë apo edhe t’i paguajnë këstet e tyre në pikat e Vllesa-CO në gjithë Kosovën.
Drejtori Ekzekutiv i IuteCredit Z. Shpend Maxhera dhe drejtori ekzekutiv i Vllesa-CO Z. Nexhat Kryeziu u zotuan për shërbime të shpejta dhe cilësore për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të ju ofruar një zgjidhje të shpejta financiare.
IuteCredit në muajt e fundit ka zgjeruar shumë rrjetin e tyre te bashkëpunëtorëve, duke treguar kështu që për qëllim kryesor ka synimin që të jetë sa më afër klientëve të saj, për të i’u ofruar një ekperiencë ekstraordinare, e poashtu tregon edhe njëherë qëështë lider në Kosovë, duke ju ofruar shërbimet më të shpejta në treg dhe duke u bërë zgjedhja e parë e qytetarëve, për zgjidhjet e problemeve financiare.
Iutecredit është kompania lidere në territorin e Kosovës që i ofron mundësinë klientëve të marrin një mikrokredi në kohë rekord dhe pa burokracitë që kushdo i ndesh në çdo institucion bankar ose financiar tjetër në gjithë Kosovën.
Në vetëm 10 minuta dhe vetëm me letërnjoftim, ju mund të aplikoni dhe të merrni menjëherë paratë që ju duhen në zyrat e Iutecredit në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj, në 26 Zyra Postare, në çdo qytet të Kosovës, dhe poashtu ju mund të aplikoni online në www.iutecredit.org.
Për informata rreth lokacioneve të vllesapagesa mund të vizitoni linkun www.vllesa-co.com.