Ivan Rakitiç: Messi është unik, ndodhet në nivel tjetër

Ivan Rakitiç: Messi është unik, ndodhet në nivel tjetër

Ivan Rakitiç kaloi tek Sevilla merkaton e kaluar, megjithatë kroati e ka shijuar shumë kohën që kaloi me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi. Sipas tij, argjentinasi është unik në llojin e tij dhe asnjë lojtar nuk mund t’i afrohet, njofton Insajderi.

“Nuk ka rëndësi se kush je, ti duhet ta shikosh dhe të argëtohesh me këtë lojtar. Ai është në nivel tjetër. Me gjithë respektin për të tjerët, ka vetëm një person që mund të konsiderohet numri 1. Ai është Leo”, ishin fjalët e Rakitiç në një prononcim për mediat spanjolle.

Ashtu si Suarez edhe Rakitiç u largua nga Barcelona për shkak të problemeve të vazhdueshme me ish – presidentin Bartomeu, i cili gjithashtu kishte mosmarrëveshje të mëdha edhe me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi. Ky i fundit deklaroi se do të qëndronte vetëm një vit në Katalonjë dhe do të largohet në vitin 2021.

Për Messi-n nuk kanë munguar ofertat nga klubet e mëdha evropiane, ku në pole – position për të siguruar shërbimet e yllit argjentinas janë Manchester City, Inter dhe PSG. /Insajderi.com