Ivan Raktitic rikthehet tek Sevilla?

Ivan Raktitic rikthehet tek Sevilla?

Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka arritur marrëveshje dhe do të rikthehet tek ish klubi i tij nga i cili u transferua tek Barcelona, Sevilla.

Lajmin e ka dhënë, Fabricio Romano, i cili ka thënë se marrëveshja në mes lojtarit dhe klubit është arritur, po ashtu edhe në mes të klubeve është arritur dhe finalizuar gjithçka – ndërsa lojtari është duke i përfunduar testet mjekësore gjatë ditës së sotme(e hënë), transmeton Insajderi.

Pohimet e Romanos, i ka mbështetur edhe mediumi i njohur spanjoll, Marca, e cila ka thënë se gjithçka është mbyllur dhe lojtari ka nënshkruar kontratë me Sevilla-n, që do të vlejë për tre vitet e ardhshme./Insajderi.com.