
Ish-mbrojtësi i skuadrës së Chelsea-t, serbi Branislav Ivanovic, është transferuar te skuadra e West Bromwich Albion, njofton Insajderi.
Mbrojtësi 36 vjeçar, kohët e fundit ishte pjesë e skuadrës ruse, Zenit St. Petersburg ku luajti për dy sezone e gjysmë.
Ivanovic ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin e posa inkuadruar në Premier League, lojtari do të bartë fanellën me numër 20.
Më herët, Ivanovic ishte pjesë e skuadrës londineze Chelsea, ku luajti për plot nëntë sezone. Gjatë qëndrimit në “Stamford Bridge”, Ivanovic fitoi tre tituj të Premier Ligës dhe një titull të Ligës së Kampionëve. /Insajderi.com.