Bëhet e ditur se 91 orë nga pas tërmetit në Izmir të Turqisë është shpëtuar nga rrënojat e një apartamenti një vajzë e vogël, transmeton Insajderi.
Ekipet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë punimet e tyre në rajon, gjatë një operacioni arritën të gjejnë një fëmijë që ndodhej nën rrënojat e apartamentit Rıza Bey dhe më pas punimet i intensifikuan në këtë zonë.
Pasi arritën kontaktin me fëmijën, nën rrënoja u dërguan serum, batanije termale dhe barelë.
Fëmija pas vendosjes në barelë u transportua për tek ambulanca. Gjatë kësaj u rritën edhe zërat dhe duartrokitjet për shpëtimin e fëmijës.
Mësohet se vogëlushja e nxjerrë nga rrënojat është Ayda Gezgin dhe se ajo është personi i 107-të që shpëtohet nga rrënojat, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu në një postim nga llogaria në Twitter shkroi: “Gjetëm edhe një vogëlushe. Elhamdulillah (Falënderimi i takon vetëm Allahut).
Ndërkohë edhe guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Köşger ka postuar: “Ayda Gezgin u shpëtua gjallë”. /Insajderi.com
Ayda kızımızın kurtarılma anı…
Arama kurtarma çalışmalarımız son cana ulaşana kadar aralıksız devam edecek. pic.twitter.com/btJ4ppZ0Uk
— A F A D (@AFADBaskanlik) November 3, 2020