Izrael: Kjo vaksinë parandalon 98.9% të vdekjeve nga COVID-19

Izrael: Kjo vaksinë parandalon 98.9% të vdekjeve nga COVID-19

Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech është 98.8 përqind e efektshme në parandalimin e vdekjeve ose shtrimeve në spital për shkak të COVID-19, tha kreu i ministrisë së shëndetit të Izraelit, njofton Insajderi.

“Times of Israel: raportoi se drejtori i përgjithshëm i ministrisë së shëndetit të Izraelit, Chezy Levy, tha në një deklaratë se të dhënat e mbledhura nga agjencia e tij kishin gjetur gjithashtu që vaksina të ishte 99.2 për qind efektive në parandalimin e rasteve serioze të sëmundjes.

Të dhënat e analizuara nga agjencia përfshinin vetëm pacientë që morën të dyja dozat e vaksinës Pfizer, theksoi gazeta.

“Vaksina zvogëlon në mënyrë dramatike sëmundjen e rëndë dhe vdekjen”, tha Levy, sipas Times of Israel.

Ministri i shëndetësisë shtoi në deklaratën e së shtunës se Izraeli do të vazhdojë të kërkojë të inokulojë të gjithë të rriturit mbi moshën 16 vjeçare kundër virusit përpara se të vazhdojë me vaksinat për popullatën më të re të vendit. /Insajderi.com