Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë një marrëveshje historike për të normalizuar marrëdhëniet

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë një marrëveshje historike për të normalizuar marrëdhëniet

Një marrëveshje historike ka ndodhur në mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar për këtë hap që cilësohet “përparim historik i paqes në Lindjen e Mesme”.

Në një deklaratë të përbashkët e presidentit, Donald Trump Trump, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabi Mohammed bin Zayed, është shprehur optimizëm për më shumë paqe në këtë zonë, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Izraeli do të pezullojë planet e saj për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.

Kontaktet jozyrtare në mes dy vendeve kanë ardhur si rezultat i shqetësimeve për ndikimin e Iranit në vendet e Gjirit.

Edhe në të kaluarën ka pasur marrëveshje historike në mes Izraelit dhe shteteve arabe me popullsi myslimane. /Insajderi.com/