Izraeli dhe Hamasi pretendojnë fitoren në konflikt ndërsa armëpushimi i brishtë mbahet akoma

Izraeli dhe Hamasi pretendojnë fitoren në konflikt ndërsa armëpushimi i brishtë mbahet akoma

Një marrëveshje armëpushimi e arritur midis Izraelit dhe grupeve të armatosura palestineze në Rripin e Gazës duket se po mbahet akoma, por ka pasur tensione në Jeruzalemin Lindor të okupuar, ku policia izraelite sulmoi kompleksin e Xhamisë Al-Aksa dhe hapi gaz lotësjellës në palestinezët pas lutjeve të së premtes, transmeton Insajderi.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Egjipti hyri në fuqi në orët e para të së premtes pas 11 ditësh bombardimesh të pamëshirshme izraelite të enklavës së rrethuar dhe mijëra raketa të lëshuara në Izrael nga Hamasi, grupi që qeverisë Rripin e Gazës, raporton Al Jazeera.

Mijëra palestinezë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të okupuar u dolën në rrugë për të festuar armëpushimin, duke tundur flamuj dhe duke ndezur shenjën “V” për fitore.

Bombardimi i Izraelit ndaj Gazës vrau të paktën 248 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë, dhe solli shkatërrim të gjerë në territorin tashmë të varfëruar.

Nga pala izraelite, 12 persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë. /Insajderi.com