Izraeli intensifikon sulmet në Gaza

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza

Ushtria izraelite, ka intensifikuar sulmin e saj ndaj Gazës, ndërsa ushtarët palestinezë vazhdojnë të gjuajnë me raketa në drejtim të Izraelit, transmeton Insajderi.

Ushtria e Izraelit, ka deklaruar se forcat ajrore dhe tokësore ishin të përfshira në sulme e të premtes por nuk kishin hyrë në Gaza, raporton BBC.

Një reporter i BBC në Gaza, ka theksuar se” kishte bombardime të mëdha, që përfshinin anije me armë, avionë luftarakë dhe helikopterë”.

Zyrtarët mjekësorë palestinezë, kanë thënë se gjatë katër ditëve të fundit, më shumë se 103 njerëz janë vrarë në Gaza, përfshirë 27 fëmijë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë  thirrje të enjten për një de-përshkallëzim të dhunës./Insajderi.com