Izraeli lejon qytetarët të dalin jashtë pa maska

Izraeli lejon qytetarët të dalin jashtë pa maska

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, ka njoftuar së tashmë qytetarët e Izraelit mund të dalin pa maska, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në faqen e kësaj ministrie në Faceboook, thuhet se qytetarët e Izraelit nuk janë të detyruar të vendosin maskën jashtë.

Tutje në njoftim thuhet së të gjitha shkollat në vend janë të hapura.

“Maskat nuk janë më të kërkuara jashtë, të gjithë shkollat e Izraelit janë hapur”, thuhet në postimin e MPJ-së së Izraelit.

Izraeli është njëri nga vendet e para që ka larguar përdorimin e maskës për mbrojtjen nga Coronavirusi. /Insajderi.com