Qeveria e Izraelit ka rënë dakord të lehtësojë masat ndaluese mbarëkombëtare për një muaj, pas një rënie të ndjeshme të numrit të rasteve të reja të koronavirusit.
Nga e diela, njerëzit do të lejohen të shkojnë më shumë se 1 km (0.6 milje) nga shtëpitë e tyre për qëllime jo thelbësore; çerdhet do të rihapen dhe restorantet do të jenë në gjendje të shërbejnë ushqim të gatshëm.
Plazhet, rezervatet natyrore dhe parqet kombëtare do të rihapen gjithashtu për vizitorët.
Kryeministri deklaroi se izolimi kishte qenë një “sukses i madh”.
Izraeli ka raportuar 300,000 infeksione Covid-19 dhe 2,128 vdekje që nga fillimi i pandemisë.
Qeveria u vlerësua në pranverë për ndërmarrjen e veprimeve të hershme lidhur përhapjen e virusit dhe rezultoi në një numër të ulët vdekjesh krahasuar me vendet e tjera.
Por ndërkohë mori kritika për humbjen e kontrollit pasi izolimi i parë u lehtësua në maj.
Izolimi i dytë filloi në 18 shtator, pasi Izraeli regjistroi rastet e infeksionit dhe vdekshmërisë që ishin ndër më të lartat në botë duke u bazuar në madhësinë e popullsisë./Insajderi.com
Burimi: BBC News