Ja çfarë do të thotë të zhvillosh ndeshjen poshtë raketave të Hamasit

Ja çfarë do të thotë të zhvillosh ndeshjen poshtë raketave të Hamasit

Trazirat e fundit në Izrael kanë prekur dhe sportin, teksa një ndeshje basketbolli ndërmjet Macabi Rana dhe Macabi Kirat është kthyer në tmerr për basketbollistët e pranishëm në sallë pas lajmi se vendi ishte në rrezik të një sulmi me raketë nga Hamasi, njofton Insajderi.

Kur po luhej perioda e katërt e takimit, një person hyn në sallë dhe lajmëron basketbollistët të shtrihen për tokë pasi rreziku nga një goditje me raketë ishte i madh.

Ndeshja ndërpritet dhe lojtarë të dyja ekipeve vrapojnë drejt pjesës anësore të fushës duke u rreshtuar përkrah njëri-tjetrit. Videoja ka bërë xhiron e botës pasi në kushte të tilla cenohet dhe sporti. /Insajderi.com