Ja çka shkruan Shaqiri pasi shënoi në fitoren e Liverpoolit

Ja çka shkruan Shaqiri pasi shënoi në fitoren e Liverpoolit

Xherdan Shaqiri ka reaguar në rrjete sociale pasi shkëlqeu me Liverpoolin.

Shaqiri mbrëmë në derbi kundër Evertonit shënoi për 2:0 kur po luhej minuta e 17-të, raporton Insporti

Futbollisti nga Zhegra në këtë ndeshje ishte titullar dhe e zhvilloi gjithë takimin, gjersa Liverpooli fitoi 5:2.

28-vjeçari është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes.

“Liverpooli qëndron i kuq sonte. Bravo djema. I lumtur që jam kthyer në fushë”, ka shkruar në Instagram, Shaqiri.

Kjo ishte paraqitje e tretë e Shaqirit në Premierligë këtë edicion, derisa ishte goli i parë. Ai për herë të fundit u paraqit ndaj Newcastles më 14 shtator, e më pas mbeti jashtë fushave për një periudhë shkaku i lëndimit të kofshës. /Insporti.com/