Tashmë nuk ka më dyshime, ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve mes Leipzig dhe Liverpool për fazën e 1/16-ve, do të zhvillohet në Hungari, në stadiumin “Puskas Arena”, njofton Insajderi.
Ndeshja ishte planifikuar që të zhvillohej më 16 shkurt në Gjermani, por diçka e tillë është ë pamundur, për shkak të vendimeve të marrë nga shteti gjerman, ku nuk lejohet që në këtë shtet të futen persona nga vendet, ku ka shpërthyer mutacioni i virusit të ri.
Anglia është një nga këto vende dhe nuk lejohet që Liverpool të futet në shtetin gjerman. Në këtë situatë, zgjidhje e vetme ishte që ndeshja të zhvillohej diku tjetër, jashtë Gjermanisë dhe është vendosur që të zhvillohet në Budapest në Hungari më 16 shkurt, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Angli në “Anfiled” më 10 mars. /Insajderi.com
Our first-leg tie with @RBLeipzig_EN will be played at the Puskas Arena. #LFC | #UCL
— Liverpool FC (@LFC) February 7, 2021