Ja kur e fillon Drita fazën përgatitore

Ja kur e fillon Drita fazën përgatitore

Drita është duke kryer transferimet për edicionin e ardhshëm në Superligë.

Ish-kampioni i Kosovës synon që të garojë për trofe dhe daljen në Evropë, pasi sezoni që sapo ka përfunduar nuk ka qenë i suksesshëm për gjilanasit.

Hamdi Namani, Ilir Blakçori, Drilon Islami dhe Izahir Emini janë përforcimet e deritanishme të Dritës.

Bardhekaltërtit pritet ta zyrtarizojnë edhe portierin Faton Maloku, por synojnë edhe përforcime të tjera.

Drita fazën përgatitore do ta filloj me 27 qershor në ora 18:00 në terrenin ndihmës në Gjilan.

Në ditën e parë të fazës përgatitore me Dritën pritet të jenë edhe përforcimet e reja të klubit.