Themeluesi i Amazon-it është mega miliarderi i parë në botë me mbi 100 miliardë pasuri. Trump-i ka rënë për 222 vende!

Themeluesi i kompanisë Amazon Jeff Bezos gjendet në maje të listës së Forbs-it të njerëzve më të pasur në botë dhe është miliarderi i parë pasuria e të cilit e ka tejkaluar shumën 100 miliardë.
Bezos ka pasuri prej 112 miliard dollarë, dhe vlerësohet se vitin e kaluar ka fituar 39 miliardë dollarë, transmeton BBC duke theksuar se ky është kërcimi më i lartë i pasurisë prejse ka filluar të publikohet lista.
Në vendin e dytë është themeluesi i Microsoft-it Bill Gates pasuria e të cilit sot vlerësohet në 90 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e tretë është investitori amerikan Warren Buffett me 84 miliardë dollarë.
Në vendin e katërt me 72 miliardë dollarë është evropiani më i pasur, francezi Bernard Arnault, shefi i kompanisë LVMH e cila shet mall luksoz.
I pesti në listë është themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg me 71 miliardë, ndërsa i gjashti pronari i Zara-s Amancio Ortega.
SHBA është vendi i cili ka më së shumti miliarderë – 585, pastaj pason Kina, derisa në Evropë më së shumti miliarderë ka në Gjermani – 123, India i ka 119, ndërsa Rusia 102 miliarderë.
Në vendin e 766 gjendet presidenti amerikan Donald Trump i cili ka shënuar rënie për 222 vende në listë sepse pasuria i është zvogëluar prej 3,5 në 3,1 miliardë dollarë.
Forbs pretendon se 20 njerëz më të pasur kanë pasuri me vlerë gati 1,2 bilionë dollarë./Insajderi.com.