Ja pse sfida me Valencian është e veçantë për Valverden

Ja pse sfida me Valencian është e veçantë për Valverden

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde bashkë me lojtarët e tij, sot vazhdojnë me gara në La Liga pas eliminimit të dhimbshëm nga Liga e Kampionëve.

Për Valverden kjo sfidë është e rëndësishme sepse i duhet që të kthejë jo vetëm formën, por edhe vetëbesimin e ekipit të tij, për pjesën e mbetur të garave.

Por, takimi me Valencian është i veçantë për të edhe për një arsye. Barcelona në llogarinë e vet zyrtare në twitter, sot ka postuar pamjet nga takimi ndërmjet këtyre dy ekipeve në sezonin 1989/90, kur Valverde kishte shënuar dy gola për Barcelonën, në një prej shfaqjeve të tij më të mira për blaugranët.

Golat e Valverdes ndaj Valencias, para gati tri dekadave.