Ja sa pritet të fitojnë klubet pjesëmarrëse të Super Ligës Europiane që në start të saj

Ja sa pritet të fitojnë klubet pjesëmarrëse të Super Ligës Europiane që në start të saj

Krijimi i Super Ligës Europiane ka shkaktuar një tërmet të vërtetë anembanë Kontinentit të Evropës. Reagimet të shumta kishte nga shtëpitë europiane dhe botërore të futbollit, teksa reagimet kishte edhe nga klubet pjesëmarrëse në këtë eveniment, por gjithashtu reagime kishte edhe nga Federatat përkatëse të futbollit, njofton Insajderi.

Edhe pse ka kundërshtim të ashpër nga FIFA dhe UEFA, themeluesit e Super Ligës Europiane, duken plotësisht të bindur për ndërmarrjen e tyre, duke mos bërë hapa pas më, pa marrë parasysh rrezikun që mund të paraqes për klubet e tyre.

DAZN është i gatshëm të ofrojë pesë miliardë euro për t’i marrë të drejtat televizive të këtij kompeticioni të ri, teksa fitimet për klubet pjesëmarrëse pritet të jenë tepër të majme.

Që në start të ligës, raportohet se 12 klubet do të përfitojnë nga 425 milionë euro, vetëm se i janë bashkuar kësaj gare. /Insajderi.com