
Roma fiton, por ende nuk i qetëson kritikët. Verdhekuqtë mposhtën Spezian me rezultatin 4-3 teksa kjo javë ka qenë tepër kaotike për sa i përket eliminimit nga Kupa e Italisë, shkarkimit të dy zyrtarëve të klubit, ecurisë së keqe në kampionat, mosmarrëveshje të brendshme, njofton Insajderi.
Në fushë ishte dhe mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla. 20 vjeçari u vlerësua me notën 6.4 nga “Sofa Score” për performancën e djeshme.
Ndaj Spezias, Kumbulla bëri një ndërhyrje të saktë dhe tre kapje topi, ndërsa fitoi dy dyluftime në fushë dhe dy në ajër, si dhe kreu dy spastrime. Megjithatë, performanca e tij dhe mbrojtjes nuk ka qenë në lartësinë e duhur duke treguar mungesë përqendrimi në tre golat e pësuar.
Sidoqoftë, kjo fitore vjen në momentin e duhur për Romën duke shpaguar eliminimin në tavolinë nga Spezia ditën e martë. /Insajderi.com