Ja si duket Conor McGregor i prangosur

Ja si duket Conor McGregor i prangosur

Për arrestimin e Conor McGregor dje ka shkruar po thuajse të gjitha mediat dhe ka “vluar” twitteri meqë mënyra se si kishte vepruar luftëtari irlandez i MMA-it dhe kampioni aktual në kategorinë e tij në UFC ka qenë e paparë.

Ai së bashku me ekipin e tij kishin thyer xhamat e autobusit në të cilin gjendej Nurmagomedov. Nga xhamat e thyer është lënduar Chiesa, i cili nuk do të ndeshet me Pettis në UFC 223 pas prerjeve të marra në fytyrë.

McGregor është ngarkuar me 3 vepra për sulm dhe vepër kriminale për lëndimin e Chiesas dhe të Borgut.

Sot janë lëshuar pamjet me McGregorit, me duar të prangosura duke dalë nga stacioni policor nën përcjellje të policëve, që mund të shihni këtu.