Ja si kishin tentuar tifozët çekë të shkaktonin kaos me dron në ndeshjen Kosovë-Çeki

Ja si kishin tentuar tifozët çekë të shkaktonin kaos me dron në ndeshjen Kosovë-Çeki

Edhe pak orë na ndajnë nga ndeshja vendimtare e Përfaqësueses së Kosovës me Republikën e Çekisë, shkruan Insporti.com.

Në “Dossan Arena” me fillim të orës 20:45, Çekia dhe Kosova do të përballen për të siguruar “një biletë” për Kampionatin Evropian “Euro2020”. Në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për “Dardanët” nuk do të paraqitet sulmuesi, Vedat Muriqi për shkak të lëndimit.

Përballjen e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” e kishte fituar Kosova me rezultat 2:1, madje me përmbysje pasi të parët kishin shënuar çekët nëpërmjet sulmuesit, Patrick Schick. Por, golat e Vedat Muriqit dhe Mërgim Vojvodës vendosën që pikët e plota të qëndronin në Prishtinë.

Megjithatë, para ndeshjes në Prishtinë kishte ndodhur një incident. Tifozët mysafirë nga Çekia, kishin tentuar të ngrinin dronin mbi stadiumin “Fadil Vokrri” me një flamur me mbishkrim “Kosova është Serbi”.

 

Tetë tifozë çekë ishin arrestuar nga Policia e Kosovës

Falë  Policisë Rajonale të Ferizajt ishte bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrancë ndërsa ishin konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.

Policia e Kosovës kishte ndaluar dy vetura me targa të Republikës së Çekisë, në rrugën Shtërpcë-Prevallë

Policia kishte konfirmuar se në mesin e tetë të ndaluarve kanë qenë gjashtë meshkuj dhe dy femra.

Njëri nga çekët kishte edhe nënshtetësi të Serbisë ndërsa që të gjithë me urdhër të prokurorit ishin dërguar në mbajtje.

Gjatë kontrollimit, policia e Kosovës kishte gjetur një pankartë me mbishkrim “Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim “Nema predaje”, 6 thika, 2 radiolidhje, 1 shufër hekuri dhe një dron.

“Tetë persona janë ndaluar nga ana e policisë në Shtërpcë, të njëjtit janë identifikuar dhe janë shoqëruar për në polici. Gjatë kontrollit të tyre dhe makinës së tyre, janë gjetur disa pajisje si një dron, thika të vogla, motorolla, flamuj të Serbisë, maica me fotografi të Vladimir Putinit. Gjithashtu te njëri nga këta shtetas të huaj është gjetur edhe një biletë për ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri””, kishte deklaruar  Kryeprokurori Shukri Jashari për Kallxo.com, transmeton Insporti.com.

 

Ky ishte një sukses i madh i policisë së Kosovës duke parandaluar një provokim i cili ka mundur të sjellë shumë telashe në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Plani i tifozëve çekë

Këta tetë tifozë çekë kishin planifikuar që në ditën e ndeshjes, të lëshonin dronin me flamurin e Serbisë, por që nuk ia arritën qëllimit të tyre, pas reagimit të suksesshëm të policisë.

Tifozët çekë ishin liruar pas 24 orë ndalese.

Tetë çekët e arrestuar ishin: Jan Zorabiç, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Çervenka, Nikola Zborilova.

Ndryshe, sot në priten të jenë 2000 mijë tifozë shqiptarë duke krijuar atmosferë të jashtëzakonshme në rrugët e qytetit Plzen, duke treguar maturi dhe kulturë të madhe.

Kjo ndeshje është e vlefshme e grupit A. Çekia renditet në pozitën e dytë me 12 pikë, ndërsa Kosova në të tretën me 11 pikë. /Insporti.com/