Jadon Sancho ende i pavërejtur te Man United

Jadon Sancho ende i pavërejtur te Man United

Eleminimi i Manchester United në “EFL Cup” nga West Hami ka lënë shije të hidhur te fansat e “Djajve të Kuq”.

Jadon Sancho që u konsiderua si një nga transferet më të mira të viteve të fundit të klubit anglez kishte një paraqitje dëshpëruese edhe në këtë takim, shkruan Insajderi.com.

Sulmuesi anglez e mbylli edhe këtë ndeshje pa arritur të lë ndonjë shenjë në fushën e gjelbër.

Deri më tani, ai ka zhvilluar pesë ndeshje në Premierligë dhe një në “EFl Cup”, por ende nuk ka arritur që të shënojë as edhe një gol të vetëm.

21 vjeqari nuk ka mundur as që të asistojë edhe pse në Dortmund asistimet ishin “arma” e tij më e fortë.

Interesante do jetë të shihet se cili do jetë formacioi startues i Ole Gun Solskjaer kur Marcus Rashford rikthehet nga lëndimi, pasi konkurenca do të jetë e “ashpër”.

Mason Greenwood, Anthony Martial, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Rashford dhe Sancho do të “luftojnë” se cili nga ta do ta luajë bashkë me Cristiano Ronaldon në fazën e sulmit, që kosndierohet të jetë reparti më kualitativ te Unitedi./Insajderi.com