Jadon Sancho zyrtarizohet te Manchester United

Jadon Sancho zyrtarizohet te Manchester United

Manchester United gjatë së premtes kanë prezantuar transferimin e tyre më të ri, shkruan Insajderi.

Bëhet fjalë për Jadon Sanchon i cili kompletoi transferimin e tij nga Borussia Dortmund.

Sancho ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, me mundsi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Dortmundit që më dha mundësinë për të luajtur futboll në ekipin e tyre të parë, megjithatë e dija që do të kthehesha në Angli një ditë. Shansi për tu bashkuar me Manchester United është një ëndërr e realizuar dhe mezi pres të përformoj në Premier League”, tha Sancho pas zyrtarizimit të tij.

Nga ana tjetër, trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer është shprehur i kënaqur për transferimin e lojtarit.

“Jadon mishëron llojin e lojtarit që dua të sjell në ekip, ai është një lojtar përpara në traditat më të mira të Manchester Untied. Ai do të formojë një pjesë integrale të skuadrës sime për vitet që vijnë dhe ne shpresojmë ta shohim atë të lulzojë”, tha Solskjaer.

21-vjeçari shënoi 50 gola dhe regjistroi 64 asistime në katër sezone me Dortmundin./Insajderi.com