Jake Paul mposht ish-kampionin e UFC-së, Tyron Woodley

Jake Paul mposht ish-kampionin e UFC-së, Tyron Woodley

Jake Paul morri fitoren më të madhe në rrugëtimin e tij për t’u bërë një boksier i respektueshëm.

Ylli i Youtube-s mposhti ish-kampionin e UFC-së, Tyron Woodley në peshën e mesme, me anë të vendimit të ndarë, për të vazhduar me rekordin e tij personal prej 4-0.

Ai tani ka fituar ndaj një luftëtari të “MMA”, një tjetër luftëtari të “MMA”, një ish-lojtari të NBA dhe një ylli tjetër të Youtube-s.

Ky ishte meçi i parë që Paul duhej të mësohej me verdiktin e një përballjeje ku vendimin e merrnin gjyqtarët, pasi ndeshjet tjera i kishte fituar me nokaut.

Lufta ishte e qetë gjatë tre raundeve të para, me Woodley i cili ishte pasiv dhe në dukje të pakëndshme në sulmin e tij në një sport tjetër.

 

 

Paul qartë ishte fitues i këtyre raundeve, por në raundin e katërt Woodly u rikthye duke goditur në fytyrën e Paul.

Woodley u kthye në pasivitet në raundet e fundit, ku edhe dukej i rraskapitur, duke bërë kështu që fitorja të shkojë për Jake Paul, në një përfundim që numrat e përgjithshëm të gjyqtarëve e mbështetën./Insajderi.com