Jake Paul mund të dënohet deri në 12 muaj burim pasi u filmua në një qendër tregtare gjatë trazirave shkaku i vrasjes së George Floyd vitin e kaluar, shkruan Insajderi.com.
Youtuberi i kthyer në boksier mohoi të ishte përfshirë në një plaqkitje në një qendër tregtare në Arizona, pavarësisht dëshmive që tregonin se ai ishte prezent në vendin e ngjarjeve.
Autoritetet e TMZ kanë ngritur akuza ndaj boksierit pasi policia federata hoqi akuzat fillestare ndaj tij.
Raportimet kanë sugjeruar se ky rast nuk mund të ndiqet për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme kundër 24-vjeçarit.
Paul shihej në qendrën tregtare, por nuk ka asnjë provë se ai ishte duke shkaktuar ndonjë dëm.
Persona rreth ti po shkatërronin kioska dhe thyenin dritare, por ai filomoi vetëm atë çfarë po ndodhte.
Ai lëshoi një deklaratë duke u distancuar nga kjo ngjarje, në të cilën thuhet: “Për të qenë absolutisht i qartë, as unë as askush në grupin tonë nuk ishim të përfshirë në ndonjë plaçkitje apo vandalizëm”.
“Për kontekstin, ne e kaluam ditën duke bërë pjesën tonë për të protestuar paqësisht një nga padrejtësitë më të tmerrshme që vendi ynë ka parë ndonjëherë, e cila çoi në përdorimin e gazit lotsjellët për filmimin e ngjarjeve dhe brutalitetit që po shpalosej në Arizona”, ka shtuar më tej Paul.
Që atëherë, Jake Paul ka vazhduar të bëhet një boksier profesionist dhe regjistron tri fitore dhe asnjë humbje./Shqip.com