Jam gati, ndjenja është fantastike!

Jam gati, ndjenja është fantastike!

Gjashtë herë kampioni i botës në Formula 1, ka bërë disa gjiro në shtegun e Silverstone me Mercedes Ë09 2018, bolidi i vitit 2018 që e shpalli kampion për herë të pestë.

Nga muaji shkurt, kur edhe u suspenduan garat në F1, britaniku nuk është parë duke drejtuar bolid.

Në shtegun Silverstone, bashkë me shokun e ekipit Valtteri Bottas kanë bërë prova private dy ditore, dhe sipas shkrimeve të ueb sajtit zyrtar të F1, performanca ka qenë fantastike.

‘U ndjeva si të mos kisha drejtuar asnjëherë bolid, kjo është pozitive. Sa herë që bëni një pushim të gjatë, mbi 100 ditë, gjithmonë duhet pyetur nëse akoma jeni në nivel të mirë të vozisni. S’ka dyshim, ndjenja është shumë e mirë. Unë jam gati dhe shumë i ngazëllyer’, ka thënë Hamilton për ueb sajtin zyrtar të F1.

Formula 1 nis zyrtarisht më 5 korrik me garën The Red Bull Ring në Austri. / Insajderi.com