James Rodriguez debuton në Premier Ligë – këto janë statistikat mbresëlënëse të tij

James Rodriguez debuton në Premier Ligë – këto janë statistikat mbresëlënëse të tij

Kolumbiani, James Rodriguez, ka bërë një lëvizje të befasishme në këtë afat kalimtarë, kur ka vendosur të transferohet ne Premier Ligë, tek ekipi i Everton.

Ndeshja e parë e tij në këtë ligë, ishte shumë pozitive. Ai ka bërë disa statistika mbresëlënëse dhe ka barazuar rekordin me Alexis Sanchez, për më së shumti raste të krijuara si debutes në Premier Ligë, njofton Insajderi.

Këto janë statistikat e tij për ndeshjen ndaj Tottenham.

  • 100% driblimet e kompletuara (2/2),
  • 84% saktësia e pasimeve,
  • 74 prekje të topit,
  • 11/12 topa të gjatë të kompletuara,
  • 5 rikuperime të topave,
  • 5 shanse të krijuara,
  • 4 ndërprerje të aksioneve.

Trajneri Italian i Everton, Carlo Ancelotti, ka pasur rol të rëndësishëm në vendimin e James për tu transferuar në Everton, këtë e ka potencuar edhe vet lojtari./Insajderi.com.