James Rodriguez drejt një ribashkimi me Ancelotti-n

James Rodriguez drejt një ribashkimi me Ancelotti-n

Everton ka rënë dakord për një marrëveshje tre vjeçare për të nënshkruar me James Rodriguez nga Real Madridi, pretendon Telegraph, njofton Insajderi.

Lojtari kolumbian 29 vjeçar që shkëlqeu në Botërorin Brasil 2014, kohët e fundit ishte pjesë e Realit të Madridit, edhe pse për një kohë ishte i huazuar tek gjigand bavarez Bayern Munchen, duket se Zidane nuk e llogaritë në planet e tij për sezonin e ri që pritet të fillojë në La Liga.

Për këtë arsye skuadra nga Liverpool, Everton duket se është më afër shërbimeve të tij, duke qenë se timonier i skuadrës angleze është italiani Carlo Ancelotti, që dikur e kishte nën urdhrat e tij tek skuadra nga kryeqyteti spanjoll./Insajderi.com.