James Rodriguez në Premier Ligë?

James Rodriguez në Premier Ligë?

James Rodriguez e ka bërë të qartë se më nuk dëshiron të jetë pjesë e Real Madrid, dhe po shikon mundësitë e tij që të largohet nga Santiago Bernabeu këtë verë.

Te dy palët e dijnë se është në interesin e tyre më të mirë që të sigurohet një largim nga kryeqyteti Spanjoll këtë verë. Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, Real Madrid duhet ta shesë atë brenda dy muajve të ardhshëm, ose rrezikojnë ta humbin me parametra zero në vitin tjetër.

James ishte një hap larg transferimit tek ekipi i Atletico Madrid verën e kaluar, mirëpo Real Madrid u tërhoq nga marrëveshja në momentin e fundit pasi që nuk dëshiruan ta shesin tek rivalët direkt të tyre. Por, pas një sezoni me shumë pak minutazh tek Los Blancos, dhe me vetëm një vit në kontratën e tij, Florentino Perez është i detyruar ta shes kolumbianin për vetëm rreth 25 milionë euro, raporton gazeta spanjolle Marca, transmeton Insajderi.

James për momentin po lidhet me një kalim në Premier Ligë, me klube si Everton, Arsenal, Manchester United dhe Wolves që kanë shprehur interesim për të./Insjaderi.com