James Rodriguez “përshëndetet” me futbollin evropian

James Rodriguez “përshëndetet” me futbollin evropian

Kur, James Rodriguez u zyrtarizua si futbollist i Evertonit, pritshmëritë që kjo skuadër të “prekte” garat evropiane ishin të mëdha.

Por, mesfushori kolumbian ani pse është vetëm 30 vjeçar duket që është “ngopur” me futbollin evropian dhe karrierën dëshiron ta vazhdojë në Katar, shkruan Insajderi.com.

Këtë lajm e ka konfirmuar, Fabrizio Romano sipas të cilit tashmë për tu kryer kanë mbetur vetëm ana procederurale.

Postimi i Fabrizio Romano në rrjetin social Twitter

Largimi i Rodriguez ishte diqka e pritshme që kur Anchelotti është rikthyer në “Santiago” Bermabeu, pasi strategu italian ishte arsyeja pse James u transferua në Everton.

Kolumbiani në të kaluarën ka luajtur te Real Madrid ku e fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa kishte pasur edhe një “aventurë” dyvjeçare te Bayern Munchen/Insajderi.com