James Rodriguez po ndërron ekipin, por jo qytetin

James Rodriguez po ndërron ekipin, por jo qytetin

Anësori sulmues i Kolumbisë dhe i Real Madrid, James Rodriguez, është shumë afër që të shitet tek Atletico Madrid, pasi këta të fundit janë shumë të interesuar për shërbimet e lojtarit.

Sipas mediave në Spanjë, Real Madrid, ka vendosur ta shes Rodriguez-in, për 15 milion euro, plotë 65 milion më pak se sa e kishte blerë vite më parë nga Monaco, trasnmeton Insajderi.

James, nuk ka arritur asnjëherë të përshtatet në skemat e Zinedine Zidane dhe ai ishte huazuar tek Bayern Munich, por as atje nuk ka gjetur formën që e kishte tek ekipi kombëtar dhe tek Monaco.

Përveç Atletico Madrid, ka shumë ekipe të tjera që e duan lojtarin, duke përfshirë ekipe nga Anglia si dhe Serie A./Insajderi.com.