Ylli i Real Madridit, James Rodriguez, është afër që të kompletojë transferimin e tij tek Evertonit për shumën e 35 milionë eurove.
Goal raporton se Goodison Park është destinacioni më i mundshëm për Jamesin, me Carlo Ancelottin që dëshiron ta ketë në radhët e veta 29 vjeçarin për edicionin e ri, transmeton Insajderi.
“Tashmë kam qenë në disa liga shumë të mira dhe të vetmet që mungojnë janë Serie A dhe Premier Liga, duhet ta shohim se ku dua të shkoj apo ku duan që unë të shkoj. Të shkoj në Angli do të ishte gjë e mirë, është top ligë”, ka thënë James, duke paralajmëruar një transferim të mundshëm të tij tek Premier Liga./Insajderi.com.