Janë mbledhur një miliard dollarë për rindërtimin e Notre Dame

Gati një miliard dollarë tashmë kanë arritur prej besimtarëve të thjeshtë dhe magnatëve nga mbarë bota për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris e cila u dëmtua në një zjarr të madh.

Janë mbledhur një miliard dollarë për rindërtimin e Notre Dame

Ekipet e ndërtimit kanë sjellë një elevator të madh dhe kanë porositur traje të drurit afër katedrales së dëmtuar. Zjarrfikësit ende po i hulumtojnë dëmet dhe po e përforcojnë konstruksionin pas zjarrit në të cilin është rrënuar kulla dhe është shkatërruar kulmi.

Përfaqësuesi i departamentit presidencial për trashëgimi kulturore Stephan Bern ka thënë për ”France Info” se deri tani janë mbledhur 880 milionë euro (995 milionë dollarë).

Në mes të donatorëve janë edhe kompania amerikane Apple si dhe pronarët miliarderë të L’Oreal, Channel dhe Dior si dhe shumë katolikë dhe të tjerë nga Franca dhe bota.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka caktuar një afat prej 5 vjetëve për rindërtimin e ndërtesës nga shekulli i 12. Macron ka thirrur seancë speciale të Qeverisë të dedikuar zjarrit në katedrale, për të cilin hetuesit besojnë se është shkaktuar aksidentalisht, është e mundur në lidhje me punët në rekonstruktimin e saj.

Këmbanat do të bien nëpër katedralet në gjithë Francën për nder të Notre Dame.

Qeveria franceze po mbledhë donacione dhe ka formuar zyre të posaçme për pranimin e dhuratave të mëdha./Insajderi.com.