Numri i rasteve me Coronavirus në kontinentin e Afrikës ka arritur në 3.809.954, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 99.965 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit në Afrikë.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.346.676.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt dhe Etiopi.
Deri më tani në Afrikë vaksinimi masiv ka filluar në Ruandë, Marok, Algjeri, Egjipt, Sejshelle, Mauritius dhe Guinenë Ekuatoriale. /Insajderi.com