Januzaj ia kthen shpinën Kosovës – ik kur pyetet për përfaqësuesen [video]

Januzaj ia kthen shpinën Kosovës – ik kur pyetet për përfaqësuesen [video]

Adnan Januzaj ishte i pranishëm të enjten mbrëma në Shkup për ndeshjen e Real Sociedadit ndaj Vardarit në kuadër të Ligës së Europës.

Januzaj ishte pjesë e ekipit që mposhti Vardarin 6 me 0 në Shkup dhe pas ndeshjes në një deklaratë për një medium shqiptar të Maqedonisë, Januzaj ka folur për ndeshjen, derisa i është shmangur pyetjes nëse do të luajë për Kosovën.

I pyetur nga gazetari nëse do të luajë për Kosovën, Januzaj është përgjigjur shkurt: “Nuk di, nuk di, jam në Belgjikë”.