Januzaj i jep këtë premtim të madh Sociedadit, pasi shënoi golin e parë me klubin

Januzaj i jep këtë premtim të madh Sociedadit, pasi shënoi golin e parë me klubin

Adnan Januzaj beson që “ka shumë më shumë për të ofruar” pasi shënoi golin e tij të parë te Real Sociedadi të dielën kundër Eibarit.

Reprezentuesi i Belgjikës shënoi golin e tij të parë pas dy vite e tre muajve në ligë në ndeshjen e fundit me skuadrën spanjolle.

“Jam në një nivel të mirë por kam shumë më shumë për të ofruar”, ka thënë Januzaj për faqen zyrtare të Real Sociedadit.

“Gjëja më e rëndësishme të dielën ishte për të marrë tri pikë kundër një skuadre të fortë dhe të ngitemi në tabelë por sa i përket vetës, unë duhet të shënoj më shumë gola dhe asistime”, tha Januzaj.

Januzaj iu bashkua Real Sociedadit gjatë verës nga Manchester United për një tarifë prej 11 milionë euro.