Januzaj: Pogba më do te Manchester United

Januzaj: Pogba më do te Manchester United

Adnan Januzaj zbulon se Paul Pogba e ka pyetur për të ardhmen e tij si dhe i ka kërkuar të rikthehet në Old Trafford.

Lojtari i krahut 21-vjeçar aktualisht është i huazuar te Sunderland-i nën drejtimin e ish-teknikut të Djajve të Kuq, David Moyes.

Një tjetër sezon jo pozitiv për ndërkombëtarin belg, i cili ka shënuar vetëm një gol me “Black Cats” në Kupën e Ligës. Përpara eksperiencës me Sunderland-in, Januzaj ishte i huazuar te Borussia Dortmund (2015-2016) duke mos gjetur hapërsira, shkruan Telesport.

Përpos të gjithave Andani ka një mbështetës të rëndësishëm, mesfushorin francez Paul Pogba i cili dëshiron rikthimin e belgut në Old Trafford për të luajtur sërish së bashku si dikur.

“Paul është një lojtar i shkëlqyer. Ai bëri një zgjedhje tjetër ku doli i suskesshëm dhe tashmë është rikthyer. Pogba mbetet një lojtar i madh. Është një mik shumë i mirë. Te United ne gjithmonë kemi qëndruar bashkë. Dilnim për darkë bashkë, luanim PlayStation. Ishte si një vëlla për mua. Më ka pyetur nëse dua të rikthehem te Manchester United. Ai do që të luajë më mua. Por tani jam te Sunderland-i dhe duhet të jap më të mirën time për këtë klub. Këto janë vendime që merren nga lart. Unë jam një futbollist profesionist dhe më duhet të jem i tillë edhe jashtë fushës”, ka thënë Januzaj.

Januzaj mbetet i bindur se ai mund t’i provojë aftësitë e tij Jose Mourinho-s dhe United-it ndërkohë që ndaj tij nuk mungon interesi i klubeve të tjera.

“Qëllimi im kryesor është të luaj te Manchester United. Por sytë dhe veshët duhen mbajtur gjithomë hapur ndaj mundësive. Kam një kontratë deri më 2018-ën. Ka disa klube që më kanë shprehur interesin. Gjithçka varet nga puna ime, pjesa tjetër do të vijë vetë”, shprehet futbollisti me pasaportë belge. /Insajderi.com