“I japim 5 ditë kohë Katalonisë, më pas ndërhyn ushtria”

“I japim 5 ditë kohë Katalonisë, më pas ndërhyn ushtria”

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy  i ka kerkuar udhëheqësit katalanas, Carles Puigdemont, të konfirmojë nëse ka shpallur pavarësinë e rajonit.

Lideri spanjoll tha se kjo ishte e nevojshme para se qeveria spanjolle të merrte ‘masat e tjera’.

“I jap 5 ditë kohë liderit separatist të Katalonjës që të thotë hapur nëse ka shpallur apo jo pavarësinë”,  u shpreh Rajoy.

Nëse Carles Puigdemont do të konfirmojë se e ka ndërmarrë këtë hap, atij do t’i jepen edhe 5 ditë kohë të tjera për të tërhequr shpalljen e pavarësisë.

Në fund të afatit, nëse sqarohet shpallja e pavarësisë dhe Katalonja nuk e tërheq atë, Madridi zyrtar do të zbatojë nenin 155 të Kushtetutës që lejon qeverinë qendrore të pezullojë autonominë e Katalonjës dhe të imponojë qeverisjen direkte.

Nga ana tjetër, të martën, zoti Puigdemont nënshkroi një deklaratë të pavarësisë, por ndaloi zbatimin e saj për të lejuar negociatat me Madridin

Rajoy akuzoi Puigdemont për krijimin e “konfuzionit të qëllimshëm” dhe tha se do të rivendoste “sigurinë”.