Më shumë se 70 gazetarë dhe anëtarë të stafit në portalin më të madh të lajmeve në Hungari Index, kanë dhënë dorëheqje, duke akuzuar qeverinë se ka nisur një përpjekje për të zbutur qëndrimin e tyre, apo për ta shkatërruar fare portalin, njofon Insajderi.
Index është media e fundit e pavarur në Hungari dhe të martën u përjashtuar nga puna kryeredaktori i saj, Szablcs Dull.
Gazetarët kanë thënë se përjashtimi ishte ashiqare ndërhyrje politike, dhe një përpjekje për të vënë presion në portalin e tyre.
Disa orë më vonë protestuesit janë mbledhur në Budapest për të protestuar për lirinë e mediave.
Gjatë dekadës së fundit mbështetës të nacionalistit dhe konservatorit, Viktor Orban, gradualisht kanë marrë kontroll mbi mediat e pavarura në Hungari.
Ky vend rankohet i 89-ti nga 180 vende në listën që është bërë nga Raportuesit pa Kufij.
Frika për pavarësinë e Index-it filloi kur disa muaj më parë Miklos Vaszily, një biznesmen pro-Orban, mori 50 për qind të firmës që kontrollon reklamat dhe të ardhurat e Index-it.
Ai veç më ishte pronar i një mediat pro-qeveritare siç është TV2 dhe gjithashtu shihej se po luante një rol kyç edhe në kthimin e një vebsajti tjetër, Origo, në media pro-Orban gjithashtu.
Derisa gazetarët po lëshonin vendin e tyre të punës, në të njëjtën kohë Vaszily ishte parë duke drekuar me Orban.
Tani, të gjithë gazetarët e Index-it që kanë lëshuar punën atje, kanë formuar një grup në Facebook dhe po mundohen të raportojnë aty./Insajderi.com