Japin dorëheqje anëtarët e një ekipi të policisë në Portland të SHBA-së për shkak të një akuze

Japin dorëheqje anëtarët e një ekipi të policisë në Portland të SHBA-së për shkak të një akuze

Anëtarë e një njësie policie për kontrollin e turmave në qytetin e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Portland ka dhënë dorëheqjen pasi një nga oficerët e tij u padit për një  sulm fizik, trasmeton Insajderi.

Siç raporton ‘BBC’ akuza buroi nga protestat e dhunshme anti-racizëm që tronditën qytetin, në shtetin e Oregon, vitin e kaluar.

“Prokurorët pretendojnë se oficeri përdori dhunë me forcë të tepruar kundër një protestuesi në gusht të vitit 2020”, ka shkruar kjo media.

Por sindikata e policisë në Portland vendimin për të ndjekur penalisht oficerin e quajti si “të drejtuar politikisht”.

Njësia e kontrollit të turmës, e njohur si Ekipi i Përgjigjes së Shpejtë përbëhet nga rreth 50 oficerë policie.

Ata shërbejnë në ekip vullnetarisht dhe vendosen në ngjarjet e tilla si trazira, kërkime në shkallë të gjerë ose situata katastrofe./Insajderi.com