Zyrtarët japonez kanë thënë se 19 persona janë zhdukur pasi një rrëshqitje e madhe goditi qytetin Atami në Japoninë qendrore, transmeton Insajderi.
Pamjet treguan një përrua me baltë duke rënë poshtë një kodre në qytetin në jugperëndim të Tokios.
Incidenti vjen pasi për ditë me radhë Japonia u përballë me reshje të mëdha të shiut.
Kryeministri, Yoshihide Suga ka deklaruar se janë duke përgatit një Task Forcë emergjente për t’iu përgjigjur katastrofës, shkruan BBC.
Reshjet e shiut kanë qenë mbi mesataren për korrikun për provincën e Shizuoka, ku ndodhet Atami.
“Dëgjova një tingull të tmerrshëm dhe pashë një rrëshqitje baltë që rridhte poshtë ndërsa punëtorët e shpëtimit po i nxisnin njerëzit të evakuoheshin. Kështu që vrapova në një tokë më të lartë” tha një dëshmitarë./Insajderi.com
黄瀬川大橋、崩壊。
熱海で大規模土砂崩れ。
車も家も流される事態に。#豪雨 #拡散希望pic.twitter.com/HX5mKb34zj— 炎上動画・面白ネタ拡散バード🇯🇵 (@enjou_kakusan) July 3, 2021