Japonia goditet nga një tërmet 7.2 ballë, paralajmërohet një “tsnunami”

Japonia goditet nga një tërmet 7.2 ballë, paralajmërohet një “tsnunami”

Një tërmet me fuqi 7,2 ballë ndodhi në afërsi të provincës Miyagi në Japoninë verilindore, transmeton Insajderi.

Sipas një deklarate nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA), tërmeti me thellësi prej 60 kilometrash u regjistrua në afërsi të provincës Miyagi në orën 18:09 sipas kohës lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas tërmetit, JMA lëshoi paralajmërim për një “tsunami” në bregdetin e Miyagi-t.

Tërmeti u ndie gjithashtu në gjithë verilindjen, si në Iwate, Akita, Gunma, Fukushima, Saitama, Aomori dhe kryeqytetin Tokio. /Insajderi.com