Japonia goditet nga një tërmet prej 4.8 shkallë të Rihterit

Japonia goditet nga një tërmet prej 4.8 shkallë të Rihterit

Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm të martën.

Sipas televizionit publik japonez NHK, tërmeti kishte fuqi shkatërruese prej 4.8 shkallë të Rihterit, transmeton Insajderi.

Ndërtesa në kryeqytetin japonez për pak sekonda janë lëkundur nga dridhet e mëdha të tërmetit, raporton Reuters.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë dëm apo të lënduar, ndërsa ekipet kompetente nuk kanë lëshuar ndonjë alarm për cunami.

Tërmet në Japoni nuk janë diçka e pazakontë, pasi ky vend shpesh goditet nga tërmetet e fuqishme./Insajderi.com