Një tërmet me magnitudë prej 7.1 ballësh ka goditur veriun e Japonisë në orën 23:08, sipas kohës lokale, transmeton Insajderi.
Megjithatë, mediat vendore atje raportojnë se nuk ka kërcënime për cunami.
Tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin e këtij vendi, në Tokio.
Siç raportohet, thellësia e epiqendrës së tërmetit ishte 60 kilometra nën sipërfaqen e tokës. /Insajderi.com